(2L ONLINE) – Policia e Kosovës së bashku me Zyrtar të Agjencionit të Privatizimit, kanë bërë bastisjen e lokaleve të ish kooperativës shoqërore “MORAVA” në fshatin Partesh, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar: Një pushkë e llojit Karabin prodhim Jugosllav dhe një kuti kartoni në të cilën ndodhej dokumenti përcjellës i një pistolete Brovwning kalibr 7.65mm, prodhim Hungarez.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, ka bërë të ditur se Njësitet Patrulluese të Pateshit e kanë kontaktuar ish drejtorin e kësaj ndërmarrje, M. T. I cili policisë ja ka dorëzuar armën në fjalë (revolen).
Prokurori i shtetit ka urdhëruar që rasti të procedohet në Gjykatë me kallëzim Penal, për ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve,Neni 374’. /2L ONLINE/
/fotoilustirm/