(2LONLINE) – Lëvizja Vatra, ka kërkuar vende të rezervuara në Kuvendin e Serbisë edhe për përfaqësues për banorët shqiptarë të tri komunave të Kosovës Lindore, Bujanoc, Preshevë e Medvegjë.
Kushtrim Kadriu, nga sektori për Informim i Lëvizjes “Vatra” thotë se po bëhen 13 vite që minoritet në Kosovë janë të diskriminuar pozitivisht duke i lejuar pa drejtësisht të përfaqësohen ne Kuvendin Republikës së Kosovës dhe ne Institucionet Qeverisëse të vendit me vende të rezervuara në Parlamentin e Republikës së Kosovës. Kjo praktikë duhet urgjentisht të ndryshohet, pasi që rregullat demokratike, e vet demokracia nuk e lejon as një formë të diskriminimit as pozitiv e as negativ e mbi të gjitha nuk duhet lejuar të ndodhë një aparteid” sundim i pakicës mbi shumicën”.
Lëvizja “Vatra” kërkon nga hartuesit e Ligjit Zgjedhor, që të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim duhet te jene të barabartë në përfaqësimin parlamentar.
“Lëvizja “Vatra” konsideron se Kosova ka kapërcyer fazën e tranzicionit, dhe tani është një vend i qëndrueshëm. Minoritetet në Kosovë tani janë të mbrojtura me kushtetutë, ligje, e mbi të gjitha janë nen mbrojtjen dhe përkujdesjen permanente të institucioneve të Kosovës e Bashkësisë Ndërkombëtare”, thotë KAdsriu.
Sipas tij, duke ditur gjendjen e rendë diskriminuese të banorëve të Kosovës Lindore, shkeljet e drejtave të njeriut që ndodhin në gjitha segmentet e jetës, e ku se fundi për këtë gjendje alarmojnë dhe ekspertët ndërkombëtarë. Vatra kërkon nga kryeministri Hashim Thaçi dhe Baronesha Ashton të kërkoj nga Kryeministri serb Ivica Daqiqi, që gjatë bisedave që po zhvillohen në Bruksel që edhe në Parlamentin e Serbisë të ketë vende të referuara për përfaqësuesit e Kosovës Lindore që jetojnë në Bujanoc, Preshevë e Medvegjë. /2lonline/