(2LONLINE) – Kuvendi Komunal i Gjilanit do të mbajë mbledhjen inauguruese sot në ora 10:00. Mbledhja është ftuar nga kryetari i zgjedhur i Komunës, Lutfi Haziri.
Në këtë seancë, 35 anëtarët e rinj të asamblesë komunale të Gjilanit do të bëjnë betimin dhe do të nënshkruajnë deklaratën solemne për marrjen e detyrës.
Një fjalë mirëseardhëse do ta mbajë anëtari më i vjetër i Kuvendit të Komunës, i cili njëherësh kryeson mbledhjen inauguruese të përbërjes së re të vendimmarrjes. Pastaj betimin do ta jap edhe kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, i cili do të mbajë edhe një fjalë përshëndetëse para anëtarëve të Kuvendit Komunal. /2lonline/