Ankuesja, serbe shtetase e Kosovës, drejtoreshë e shkollës fillore në fshatin Shillovë, Komuna Gjilan, kishte raportuar në Policinë e Kosovës se disa nxënës të shkollës në fshatin Shillovë derisa kishin qenë duke lozur në oborrin e shkollës, kishin hip mbi kulmin e një objekti, i cili gjendet brenda rrethojës së shkollës, dhe në lojë e sipër, në nënkulmin e atij objekti, nxënësit kishin larguar disa tjegulla, ku dyshohet se kanë parë një armë zjarri, për çka kishin njoftuar arsimtarët e tyre.
“Njësitet policore me urgjencë i janë përgjigje rastit duke dalë në vendin e ngjarjes ku dhe kanë tërhequr një pushkë gjysmë automatike (Papovkë), prodhim Jugosllav të Cal.7.62 mm si dhe tetë krehër me nga dhjetë fishek, gjithsej 80 (tetëdhjetë) fishek cal.7.62 mm, të cilat janë konfiskuar nga policia”, ka thënë Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan.
Është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që rasti të hetohet nga njësiti përkatës.