Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se sot rreth orës 13:25, Policia e Kosovës, zyrtarë policorë hetues nga stacioni policor i Kamenicës, përmes rrugëve operative kanë gjetur se në një kafiteri në fshatin Koretin, ishin duke u zhvilluar lojëra ts fatit “KENO”, të cilat janë të ndaluara në bazë të “Kodit Penal të Kosovës”.
Zëdhënësi Hashani tha se në vendin e ngjarjes ka shkuar patrulla policore dhe të njëjtit kanë bërë konfiskimin e një TV, e markës “VIVAX” një Laptop “DELL”, dhe një aparat printer i “KENO-s”, i markës “TYSSO”.
“Të gjitha veprimet janë marrë në konsultim me Prokurorin e Shtetit ,i cili ka urdhëruar konfiskimin e gjësendeve të lartcekura. I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës. Rasti me kallëzim penal: “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, është proceduar tutje në Prokurorinë Themelore”, ka bërë me dije zëdhënësi i PK-së, Ismet Hashani. /2LONLINE.com/