Me rastin e shënimit të Ditës së Pavarësisë së SHBA-së 4 Korrikut, nën organizim të Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport në Viti, është organizuar një Hiking.
Në këtë marsh të ecjes nga fshati Stubëll deri në Skifteraj, morën pjesë pos zyrtarëve komunal, edhe përfaqësues të KFOR-it amerikan, policisë dhe shoqërisë civile e organizatave rinore.
Fillimisht, pjesëmarrësit kanë bërë homazhe tek busti i diplomatit amerikan Richard Hoolbrok në Viti e më pas kanë vazhduar aktivitetin.
Përndryshe, kryetari I Vitisë, Sokol Haliti uron ShBA-në për 4 Korrikun- Ditën e Pavarësisë së ShBA-së
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me rastin e 4 Korrikut- Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuar të Amerikës, ka uruar popullin amerikan. Kryetari Haliti ndër tjerash në urimin e tij ka shprehur mirënjohjen e madhe të popullit të Kosovës për ndihmën që SHBA-të dhe institucionet e saj shtetërore kanë dhënë për Kosovën në etapat e ndryshme të historisë.