Në Viti, në natën e dytë të Festivalit të Shoqërive dhe Ansambleve të këngëve dhe valleve ““Flakadani i Karadakut 2019”, para publikut janë paraqitur katër ansamble garuese.
Ato ishin Qendra Kulturore “Kaçaniku”-Kaçanik, Shoqëria Kulturore Artistike “Presheva Jehon” nga Presheva, Shoqëria Kulturore Artistike “Koha”-Dinoshë nga Tuzi i Malit të Zi dhe Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Dance Plus Folk” nga Elbasani i Shqipërisë.
Ndërkaq jashtë konkurrencës janë paraqitur Shoqëria Kulturore Artistike “Jonuz Ramadani ” nga Smira e Vitisë dhe Qendra Kulturore “Anamorava”.
Publiku është ndarë i kënaqur me performancën e këtyre ansambleve.