Nxënës të shkollës “Mehmet Akif”, janë fitues të bursave për studime në Rochester Institute of Technology në Shtetet e bashkuara të Amerikës (SHBA), ka njoftuar kjo shkollë, njofton Portali 2LONLINE.com.
Në një njoftim të kësaj shkolle është bërë me dije se janë $800.000 bursa për nxënësit e kësaj shkolle nga Rochester Institute of Technology, për studime universitare në SHBA!
“Nxënësit e Shkollës Mehmet Akif, pjesëmarrës dhe fitues të medaljeve në Genius Olympiad (garë kjo që mbahet në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në të cilën shkolla jonë merr pjesë për vite me radhë) nga ana e Rochester Institute of Technology, ku dhe zhvillohet gara, janë shpërblyer me bursa për studime universitare në vlerë totale prej rreth $800.000”, thuhet në njoftim.
E njëra ndër përfituesit e bursës është edhe gjilanasja Yllka Suliqi. Ajo ka qenë fituese e medaljes në “Genius Olympiad”, që mbahet në Amerikë e tani solli një lajm të gëzuar për familjen por edhe për Gjilanin duke qenë fituese e një burse universitare për të studiuar në RIT në SHBA.
Përndryshe Portali Rajonal 2LONLINE.com kishte shkruar për sukseset e Yllkës duke bërë me dije se ajo ishte treguar e suksesshme në mesin e shumë garueseve nga vendet e ndryshme të botës, pasi ka arritur ta zë vendin e tretë në garat ndërkombëtare “Genius Olympiad”, përkatësisht në garat shkencore rreth mjedisit, që janë mbajtur në Oswego të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Në këtë garë kanë marrë pjesë garues nga rreth 80 vende të botes, ndër to veçohen, Japonia, Kina, Korea, Finlanda, e të tjerë, dhe unë duke përfaqësuar shtetin tim, Kosovën, me projektin tim për pastrimin e ujërave. Dhe nga një juri profesionale e përbërë prej 30 anëtarëve arrita të dali e treta”, kishte deklaruar Yllka Suliqi, për 2LONLINE.com.
LEXO SHKRIMIN E PLOTË
Gjilanasja Yllka Suliqi e treta në garat ndërkombëtare “Genius Olympiad”