Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në shënimin e ditës së parë të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka dekoruar 56 ish-ushtare të UÇK-së, të cilat ishte pjesë e luftës nga ditët e para deri në përfundim të saj.
“Si president i vendit vlerësoj lart kontributin e gjithë luftëtarëve, por edhe madhështinë dhe fuqinë e rezistencës”, ka thënë presidenti Thaçi, duke shtuar se mrekullinë e fitores së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e ka shtuar, e ka rritur dhe e ka hijeshuar me sakrificën e vet, me guximin e vet edhe pjesëmarrja e grave dhe vajzave në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”.
E, në mesin e të dekoruarave është edhe Fidajete Spahiu, e cila është nderuar me urdhrin “Shotë Galica”, me motivacionin: për vepra trimërie në luftën për liri. Ajo ka qenë luftëtare në Zonën e Drenicës. Jeton në Komunën e Gjilanit.
E kjo mirënjohje për të, vlerësohet si privilegj dhe mirënjohje e thellë, për faktin se ky urdhër është dhënë në një ditë të rëndësishme, në Ditën e Epopesë se UÇK-së.
Lavdi të rënëve për liri!
Të lavdishëm mbetën gjithmonë familja Jashari.