Mikpritje në secilën familje gjithandej Gjilanit. Sonte në Kmetoc morëm mbështetje për programin tonë zhvillimor dhe kandidaten për Asambliste në Gjilan, Vlora Latifi Sylejmani.
Gjithmonë ishim në përkrahje të kërkesave të qytetarëve në secilin fshat.
Programi ynë qeverisës parasheh përkrahje për bujqësinë në përgjithësi, lehtësira për prodhuesit dhe vreshtarët, si mundësi e vetme për rritjen dhe zgjerimin e bizneseve familjare në të cilat përveç familjeve, mund të krijohen vende pune edhe për të tjerët.
Në mandatin tonë qeverisës në katër vitet e ardhshme do të ndryshojë komplet pamja e Gjilanit si dhe do të kemi një infrastrukturë krejt ndryshe nëpër vende rurale qoftë në atë rrugore qoftë në agrokulturë.
NG
Zyra për Informim e AAK-së, Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/