“Propozimi i kandidaturës nga Nëndega e PDK-së e Lagjes Dardania, vend ku kam lindur dhe jam rritur si dhe ku vazhdoj ta jap kontributin tim përmes organizimit politik, më bën të ndihem mirë, por edhe përgjegjës për sfidat e radhës”, ka shkruar në profilin e tij Izer Zeqiri, duke bërë me dije kështu se do të jetë pjesë e listës së PDK-së së Gjilanit, për asamble komunale në zgjedhjet e 17 tetorit.
Ja postim i tij i plotë
Të dashur e të respektuar Familjarë, Miq, Shokë e Dashamirë,
Pas shumë bisedash e konsultash me banorë, struktura dhe përkrahës të PDK-së, e në veçanti me banorë dhe aktivistë të lagjes Dardania, kam vendosur të jem Kandidat për Ansamble Komunale në Zgjedhjet e 17 Tetorit.
Propozimi i kandidaturës nga Nëndega e PDK-së e Lagjes Dardania, vend ku kam lindur dhe jam rritur si dhe ku vazhdoj ta jap kontributin tim përmes organizimit politik, më bën të ndihem mirë, por edhe përgjegjës për sfidat e radhës.
I vetëdijshëm për problemet, vështirësitë dhe nevojat e shumta me të cilat sot ballafaqohet qytetari i Gjilanit, e në veçanti kategoritë e caktuara siç janë rinia dhe gruaja gjilanase, zotohem në nderim tim, se do të jem zëri juaj i lartë, aty ku kërkohet, për realizimin e kërkesave tuaja!
Në fund, e falënderoj Degën e PDK-së ne Gjilan që ka besuar në kandidaturën time për ansamble dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm.
Ndërsa, Familjes time i jam borxhli për përkrahjen dhe mbështetjen e pa rezervë e të vazhdueshëm të misionit tim politik – Për Gjilanin.
Na priftë e mbara!
#Bashkë për Gjilanin!