“Për herë të parë mbahet gara e peshkimit në Kamenicë. Liqeni i Rubocit mori një pamje më ndryshe të dielën e 21 Gushtit. Kjo për shkak se këtë ditë u mbajt gara e peshkimit në kuadër të Festivalit “Kamenica Summer Fest””, thuhet në komunikatën e Komunës së Kamenicës.
Në këtë garë të organizuar nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me SHPRS “Mlyshi” në krye me Fisnik Kastratin, morën pjesë garues të cilët i shoqëronte qetësia dhe vëmendja e tyre ishte fokusuar tërësisht në atë që bënin.
Gara u mbajt në dy kategori, atë Senior dhe Junior, ku pas përfundimit për fituesit u ndanë kupa, mirënjohje dhe shpërblime në mjete financiare.
Në kategorinë Senior u shpërblyen këta garues:
Vendi i parë me 100 Euro: Egzon Thaqi vendi
Vendi i dytë me 70 Euro: Behar Hajdini
Vendi i tretë me 50 Euro: Florim Kërqeli
Në kategorinë Junior u shpërblye një garues:
Vendi i parë me 80 Euro: Suhejb Kastrati
Poashtu garën e peshkimit e përcollën nga afër Drejtori i DKRS , Behar Hyseni dhe Drejtori i Investimeve Kapitale, Blerim Murina, kurse nga Federata e Peshkatarëve Sportiv të Republikës së Kosovës, garën e përcollën Kryetari Milaim Vitia dhe Sekretari Sedat Gjinolli. /2LONLINE/