Në fshatin Letnicë të Vitisë, është mbajtur sot mesha qendrore e festës së njohur me emrin “Zoja e Letnicës”.
Në shënimi e kësaj feste pos mysafirëve të shumtë nga vendet e ndryshme të botës kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të Institucioneve Lokale të Vitisë, KFOR-it, Ambasadave të huaja ,besimtarë të krishterë etj.
I pranishëm në këtë manifestim tradicional, ishte edhe zv.kryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu.
Përndryshe me qëllim të organizimit sa më të mirë të kësaj feste Komuna e Vitisë në bashkëpunim me mekanizmat tjerë ka hartuar paraprakisht edhe planin e veprimit, i cili sot është realizuar në përpikëri.