Shqiptarët e fshatrave Bistricë, Cerajë dhe Koshtovë të Leposaviqit, rrezikojnë të mbeten pa asnjë përfaqësues në Kuvendin e Komunës për shkak të garimit në mënyrë të ndarë të subjekteve shqiptare.
Subjektet kryesore shqiptare, në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit kanë garuar me lista të veçanta në fshatrat shqiptare të Leposaviqit. Si rrjedhojë ata mund të mbeten pa asnjë përfaqësues të shqiptarëve në asamblenë komunale.
Përfaqësuesi i këtyre fshatrave, Lulzim Hetemi, tregon se ende nuk i kanë rezultatet, por shpreh frikën se mund të mbeten pa asnjë këshilltar komunal.”Ato tri fshatra, Koshtovë, Cerajë , Bistricë, në votime kanë dalë 269 fshatarë, votues, a partitë të gjitha kanë qenë, PDK, LDK, AAK, dhe VV-ja”.
Për dallim prej Komunës së Leposaviqit, në Mitrovicën Veriore shqiptarët presin që në asamblenë komunale të kenë 5 ose 6 ulëse. Edhe në këtë komunë shqiptarët kanë garuar me lista të ndara sipas subjekteve politike. /RTK/