Po mbahet ngjarja e shpërndarjes së rezultateve të projektit QUADIC në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.
Në kuadër të kësaj ngjarje të gjithë partnerët e QUADIC që morën pjesë në projekt paraqiten rezultatet e projektit në fjalët e tyre hyrëse.
Rektori i Universitetit Publik të Gjilanit, Bajram Kosumi, falënderoi të gjithë partnerët e projektit QUADIC për punën e bërë deri më tani e po ashtu ka falënderuar edhe Zyrës Erasmus+ në Kosovë për përkrahjen në vazhdimësi të projektit QUADIC, por edhe të projekteve të tjera Erasmus+ që inplementohen në Kosovë.
Të pranishmit në këtë organizim, ishin edhe Rektor të universiteteve partnere të projektit QUADIC, përfaqësues tjerë të cilët me pjesëmarrjen e tyre kontribuuan në zhvillimin dhe ndërkombëtarizimin e projektit.
Projekti QUADIC vazhdon edhe nesër me prezantimin e partnerëve mbi rezultatet që projekti i ka sjellë nëpër universitetet e tyre. /2LONLINE/