Në mesin e aktiviteteve për shënimin e Përvjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, në Kamenicë është mbajtur edhe turneu i shahut.
Lojtarë të shumtë e dashamirë, janë mbledhur për të ndjekur nga afër garën dhe për të provuar aftësitë e tyre në shah.
FItuesit e këtij turneu janë shpallur:
Vendi i parë-Nderim Saraçi
Vendi i dytë-Ardit Uruçi
Vendi i tretë-Muhamet Asllani
U18-Alaudin Shtavica
Kurse shahisti më i mirë i Kamenicës është shpallur Bujar Fetiu.
Të dalluarit në shah sot, do të shpërblehen nga Komuna e Kamenicës. /2LONLINE/