Si tradicionalisht, pas përfundimit të muajit të Ramazanit, sot më 13 maj 2021, në të gjitha xhamitë e Republikës së Kosovës, si në tërë botën ku jetojnë myslimanët, me gëzim e hare u kremtu përfundimi i muajit të agjërimit – Ramazanit sherif, duke falur namazin e Fitër Bajramit.
Nën respektimin e protokollit të pandemisë COVID-19 manifestimi qendror kushtuar festës së Fitër Bajramit për Kosovë u mbajt në xhaminë “Sulltan Mehmet – Fatih” në Prishtinë ku numër i madh i qytetarëve kanë kryer këtë ritual fetar, kurse brenda objektit të xhamisë është kërkuar vazhdimisht respektimi i distancës. Bazuar në udhëzimet e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës duke pasur parasysh se ndodhemi në situatën e pandemisë, namazi i sabahut është falur nëpër shtëpi.
Namazit të Fitër Bajramit i priu kryemami i Kosovës Vedat ef. Sahiti ndërsa hytben e Bajramit e mbajti kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu, Naim ef. Tërnava, i cili edhe iu drejtua opinionit të gjerë me mesazhin për këtë festë, duke nënvizuar se ne sot po shënojmë festën e Fitër Bajramit e cila në vete përmban përkushtimin ndaj Zotit të Cilin besimtarët me bindje e përkushtim e dëshmuan gjatë tërë muajit të bekuar të Ramazanit. Përshëndetje dhe salavate më të dashurit të Allahut xh.sh., Pejgamberit tonë, Muhamedit a.s., familjes së tij të ndershme dhe shokëve të tij besnik si dhe të gjithë atyre që me krenari pasuan dhe pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
“Muaji e Ramazanit, na mbajti të bashkuar në ibadete dhe mirësi, namaze, iftare e syfyr, në zekat e sadaka, si dhe në solidaritet e bamirësi e mirëkuptim. Sot kemi festë që na bashkon me familje dhe më të dashurit tanë, fqinjët dhe farefisin tonë. Kjo festë për besimtarët vie si një freski që gëzon dhe shëron shpirtin e besimtarëve ngroh fëmijët e familjeve tona , prindërit tanë dhe tërë besimtarët muslimanë anekënd botës.. Feja islame angazhohet në formimin e një shoqëri të shëndoshë e humane. Nëse njeriu lufton drejt këtë do të shërbejë për të mirën e shoqërisë. Sot kemi festë që na bashkon me miq e farefis”.Festa e Fitër bajramit kultivon në formën më të mirë ndjesinë e mirëkuptimit, tolerancës, harmonisë respektit dhe bujarisë,, vlera këto që fisnikërojnë individin dhe shoqërinë,. Kjo festë madhore parqet një nga momentet që shërbejnë për të njohur vetën , për të mësuar drejt ë misionin tonë dhe për të ruajtur ekuilibrin mes shpirtërores përballë materiales”- ka nënvizuar Myftiu Tërnava
Ai më tej tha se edhe në këtë Ramazan sikurse në Ramazanin e vitit të kaluar rrjedhimisht edhe këtë bajram po e presim të përballur me pandeminë Covid 19 e cila ka shkaktuar pasoja të mëdha në të gjitha rrafshet. Në këtë ditë feste kujtojmë me rahmet të gjithë ata që kaluan në ahiret duke lutur krijuesin që t’i marr në mëshirën e Tij ndërsa të infektuarit të gjejnë shërim sa më parë.
Ai duke përfunduar mesazhin e Fitër Bajramit tha se ne sot kemi festë dhe bashkërisht po e shijojmë festën e madhe të Fitër bajramit por duhet të kemi kujdes që të jemi të vëmendshëm se virusi ende është në mesin tonë andej apeloj tek ju që ta ruani shëndetin tuaj dhe ta ruani njeri tjetrin . Po ashtu iu ftoj që të keni kujdes me vizitat tradicionale të kësaj feste, ne do të festojmë më familjarët , të dashurit dhe miqtë tanë të ruajmë karakterin e festës do të jemi pranë njëri tjetrit por do të jemi kujdes maksimal për shëndetin publik sepse rreziku nga pandemia ende nuk ka kaluar.
Në fund ai u lut që Allahu t’i ketë pranuar agjërimin lutjet ibadetet e punët tona të mira të gjithëve iu uroj festën e Fitër bajramit duke iu dëshiruar shëndet e mbarësi kudo që jeni, ju përgëzoj dhe iu uroj të gjithëve festën e Fitër bajramit.
Duke marrë parasysh gjendjen pandemike në të cilën gjendemi, si dhe në kuadër të marrjes së masave preventive për mospërshkallëzim të mëtutjeshëm të situatës, Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës të Kosovës, po ashtu ka njoftuar se nuk do të organizohet pritje për nder te festës së Fitër Bajramit në Kryesinë e BIK-ut dhe as në selitë e Këshillave lokal.
Bashkësia Islame e Kosovës