Në Kosovë që nga 13 marsi kur edhe u paraqitën dy rastet e para pozitive e deri më tani, 65 mijë e 690 qytetarë janë infektuar me virusin SARS CoV2. Ndërsa janë 1 mijë e 568 persona të cilët kanë vdekur shkak i infektimit me COVID-19.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), aktualisht në vendin tonë kemi 6 mijë e 737 raste aktive me COVID-19.
Numri total i rasteve pozitive është 65.690 raste nga 280.071 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.568 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 411 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 57.385 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.737. /2LONLINE.com/