Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), aktualisht në vendin tonë kemi 14 mijë e 307 raste aktive me COVID-19.
Numri total i rasteve pozitive është 93.655 raste nga 443.122 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.915 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 465 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 77.433 raste, kurse numri i rasteve aktive është 14.307.
Përndryshe, IKSHPK-ja ka përsërit thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19. /2LONLINE.com/