DYLON

Parashikimi i motit

Parashikimi i motit
Avatar photo Redaksia

Sipas Institutit hidrometeorologjik të Kosovës, java e dytë e muajit prill do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm.

Të hënën mot me diell dhe vranësira të shpërndara, në mëngjes parashihen ngrica të dobëta.

EkoHigjiena

Dita e martë do të vijoj me kushte po thuaj të njëjta meteorologjike, por që vende-vende parashihen riga shiu.

Të mërkurën mot i ftohtë dhe me kushte për reshje shiu dhe bore.

Nga dita e enjte parashihen rritje graduale të temperaturave maksimale, por që minimalet mbesin nën vlerat e mesatareve për periudhën që jemi.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-14 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriu dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s. Kushtet biometeorologjike mbeten të pafavorshme për një shtresë të popullatës me sëmundje kronik.

Edhe kushtet agrometeorologjike nuk paraqiten të favorshme sidomos për fushën e pemëtarisë për shkak të mundësisë së temperaturave minimale (negative) që mund të regjistrohen në orët e para të ditës. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.