Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, së bashku me shefin e kabinetit Meriton Ramabaja, dhe zyrtarë nga prokurimi e urbanizmi, kanë vizituar punimet që po bëhen në ndërtimin e kolektorit të ujërave të zeza në Koretin.
I pari i komunës, ka thënë se ndërtimi i këtij kolektori është me rëndësi për banorët e Koretinit që më vite po përballem me problemin e ujërave të zeza.
“Ndërtimi i kolektorit të ujërave të zeza në Koretin, një projekt tjetër i rëndësishëm për banorët e kësaj ane. Bashkë me shefin e kabinetit Meriton Ramabaja, dhe kolegë të tjerë nga prokurimi e urbanizmi, vizituam punimet që po bëhen lidhur me këtë projekt. Ndërtimi i këtij kolektori është me rëndësi të madhe për komunën tonë e sidomos për banorët e Koretinit, që me vite përballen me problemin e ujërave të zeza. Ky projekt ka vlerën rreth 125 mijë eurosh, dhe parashihet gjatësia prej 1.4 km. Falënderoj Ministrinë e Zhvillimit Rajonal për mbështetjen”, ka thënë ai. /2LONLINE.com/