Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në bashkëpunim me Këshillin e Veprimit Rinor Lokal dhe Stacionin Policor në Viti, kanë mbajtur sot një tryezë me temën “Siguria në Komunikacion”.
Gjatë këtij takimi u prezantuan edhe disa statistika të krahasuara me vitin paraprak, kryesisht që kanë të bëjnë me numrin e aksidenteve në këtë komunë. Hekrem Haliti, Shef i Operativës në Stacionin Policor në Viti, ka thënë se aksidentet në komunën e Vitisë, janë në rënie duke potencuar se në rënie të numrit të aksidenteve kanë ndikuar: prania e Policisë në teren, fushata vetëdijesuese, shqiptimi i gjobave kundërvajtësve dhe masa të tjera.
Ndërsa në këtë takim u bë me dije se shkaqet që më së shumti ndikojnë deri të aksidentet janë: mungesa e përshtatjes së shpejtësisë në komunikacion nga ngasësit e veturave, mos respektimi i rregullave dhe shenjave në komunikacion, gjendja teknike e automjeteve, pakujdesia në udhëkryqe etj.