Ngritja dhe avancimi profesional i FSK-së me kuadrro të përgadituara me dhe standardet më të larta të vendeve të NATO-s është duke ecur përpara FSK, së bashku me partnerët e saj.
Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj është realizuar ceremonia përmbyllëse e Kursit të Avancuar për NOF të Këmbësorisë
Kursi kishte për qëllimin të përgatisë nënoficerë(NOF) të aftë në fushën e këmbësoirsë, të përgatitur dhe tranuar për të operuar së bashku dhe të ndërveprushëm me aletat, ky trajnim është ralizuar në bashkëpunim me ekipet ushtarake amerikane SATMO (Organziata Ushtarake e Menaxhimi të Trajnimi dhe Asistencës për Siguri
Në ceremoninë përmbyllëse të trajnimit morën pjesë zëvendëskomandanti i KDS Kolonel Mehmet Lladrovci, Shefi i Shtabit të KFT-së Kolonel Fadil Hoxha, Atasheu i Mbrojtjes të Shteteve te Bashkuara kolonel Stephen Rose, Shefi i zyres se ODC nenkolonel Conley, perfaqesues te SATMO-s, oficer e nënoficer të FSK-së.
ZVKOMKDS Kolonel Mehmet Lladrovci në adresimin e tij para të pranishëmëve theksoi se kjo është një e arritur për FSK-në ku falë bashkëpunimit të shkëlqyer mes KDS-së dhe ODC-së, është bërë e mundur që Instruktorët tanë në bashkëpunim me Instruktor nga ushtria Amerikane, të hartojnë një program profesional të stërvitjes dhe të realizojnë për herë të parë Kursin e Avancuar për Nënoficerë të Këmbësorisë, në kuadër të KDS, ai gjithashtu shprehu falënderimin e veçantë për instruktorët e ekipit të SATMO-s, për mbështetjen dhe bashkëpunimin e treguar gjatë planifikimit dhe realizimit të këtij trajnimi në të gjitha fazat. /2LONLINE/