Në ambientet e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes u rezalizuar ceremonia e certifikimit të Kursit Bazik për Rikonicion dhe Inteligjencë.
Pjesmarrës në këtë kurs ishin pjesëtarë të njësive të ndryshme të FSK-së dhe dy pjestarë nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Ky kurs po mbahet për herë të dytë në KDS, dhe është formësuar nga instrukotorët e KDS në bashkëpunim me ushtarakët britanezë. Kursi ka për qëllim që të i aftësoj kursantët në mbledhjen e informacioneve, përdorimin e tyre, dhe rëndësinë e tyre për njësitë taktiko/operacionale.
Në ceremoni morën pjesë Komandanti i KDS Gjeneral Brigade Irfete Spahiu, Nënkolonel Hunter (këshilltar i Komandantit të FSK-së), Nenkolonel Krsinic dhe oficer e nënoficer të njësive të FSK-së. /2LONLINE/