Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes u mbajt ceremonia e Kursit të Liderit Luftarak gjenerata 11-2022, ky kursi është i destinuar për gradën e Tetar dhe është për të gjithë njësitë e FSK-së.
Kursi për Lider Luftarak fokusohet në katër kompetenca të përbashkëta të nënoficerët siç janë gatishmëria, udhëheqja, menaxhimi i trajnimit dhe taktikat luftarake dhe në kuadër të planit është realizuar edhe ushtrimi fushor, në të cilën janë vlerësuar pjesëtarët për mësimet e mësuar.
Në ceremoninë e realizuar morën pjesë Zëvendës Komandanti i KDS Kolonel Mehmet Lladrovci, Rreshter majorët Komandues të njësive të FSK-së, Rreshter majori i NALT, përfaqësues të nënoficerëve nga Komanda Regjionale Lindje e KFOR-it. Në fund të ceremonisë u ndanë edhe mirënjohje për më të dalluarit, si dhe u vlerësuar skuadra e hekurt me rezultatet më të mira fizike dhe mentale në garat e brendshme të kursit.
Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes përgatit dhe trajnon nënoficer e oficer për të qenë të gatshëm dhe të përgatitur për të realizuar detyrat individuale dhe kolektive, për të siguruar kështu realizimin e operacioneve bazuar në mandatin që ka Forca e Sigurisë së Kosovës. /2LONLINE/