Shkolla e Nënoficerëve ka realizuar Kursin e Avancuar për Lider (KAL) gjenerata 08-2022, ky kurs shtatë javor ka filluar të realizohet që nga viti 2013, duke u bazuar në modelin e sistemit të edukimit të NOF nga ushtria e amerikane.
Qëllimi i kursit është të bëj zhvillimin e njohurive dhe ngritjen e aftësive profesionale për udhëheqës skuadre dhe togu, kursi përfshinë modulet: ligjet dhe rregulloret, udhëheqje dhe menaxhim, planifikimi i operacioneve, operacionet dhe taktikat.
Në ceremoninë e organizuar morën pjesë zëvendëskomandanti i KDS-së, kolonel Mehmet Lladrovci, rreshtermajori komandues i FSK-së, Bedri Zuka, rreshtermajori i NALT-it, rreshtermajori i komandës së Regjionit Lindor të KFOR-it, përfaqësues të lartë të qendrave stërvitore në KDS, si dhe rreshter majorët komandues të brigadave të FSK-së. /2LONLINE/