DYLON

Është bërë hapja solemne e Deposë së Vaksinave në IKSHPK

Është bërë hapja solemne e Deposë së Vaksinave në IKSHPK
Avatar photo Redaksia

Sot në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK) është bërë hapja solemne e deposë qendrore të vaksinave.

Drejtori ekzekutiv i IKSHPK-së, Prof. Dr. Naser Ramadani, fillimisht falënderoi SHBA-të, USAID-in dhe UNICEF-in për ndihmën e pakursyer në shëndetësinë publike.

EkoHigjiena

Ai tha se në vitin 2021, bazuar në rekomandimet e Vlerësimit të Zinxhirit të Ftohtë të Vaksinave (VZFV), ka filluar procesi i ripërtrirjes së zinxhirit të ftohtë.

Ky proces, sipas tij, ka përfshirë prokurimin e pajisjeve të zinxhirit të ftohtë të vaksinave, në nivel qendror dhe lokal.

“Në depo janë vendosur dhomat e ftohta, dhoma ngrirëse, dhe frigoriferë me ultra ngrirje me kapacitet 600 litërsh (deri në dy milionë doza të vaksinës Pfizer), si dhe pjesa e thatë me sipërfaqe prej 575 m2 për ruajtjen e materialit shpenzues”, tha mes tjerash ai.

Gjithashtu, u tha se do të organizohen trajnime për stafin shëndetësor për administrim, ruajtje dhe menaxhim të vaksinave dhe zinxhirit të ftohtë.

Dr. Dafina Gexha, U.D. Ministrja së Shëndetësisë, gjithashtu falënderoi SHBA-të, USAID-in dhe UNICEF-in për mbështetjen në shëndetësi dhe për sigurimin e një milionë vaksinave të COVID-19 nga SHBA-të.

Ajo tha se afër 2 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 të administruara në vendin tonë prej se ka nisur vaksinimi, kanë pasur një ndikim të drejtpërdrejt që sot të jemi më të qetë në aspektin epidemiologjik ndaj COVID-19.

Po ashtu ajo tha se Programi i Zgjeruar i Vaksinimit, që zhvillohet me sukses në Kosovë është një shembull i përkushtimit institucional, profesional dhe bashkëpunimit me komunitetin për t’u dhënë përgjigje sëmundjeve që mund të prekin fëmijët nëse ata nuk vaksinohen.

“Nisur nga ky fakt, e kuptojmë se sa i rëndësishëm është ky investim në Deponë e vaksinave, duke kontribuar kështu drejtpërdrejt në sigurinë e vaksinave përmes fuqizimit të pajisjeve të Zinxhirit të Ftohtë të ruajtjes së tyre në temperaturat e parapara nga 2-8 shkallë Celsiuz, deri në ato ultra të ulta (-86 gradë Celsiuz)”, tha mes tjerash ajo.

Znj. Zeinah Salahi, Drejtoreshë e Misionit të USAID-it në Kosovë, tha se bashkëpunimi i tyre i vazhdueshëm me Ministrinë e Shëndetësisë dhe UNICEF-in ka qene kyq. “Me partnerë të tillë kemi qenë në gjendje te promovojmë praktika të rëndësishme të mbrojtjes nga COVID-19 si dhe të përmirësojmë qasjen në informata të sakta dhe të besueshme per vaksina dhe sherbime – posacerisht per grupet e margjinalizuara-tha ajo.

Shefja e UNICEF-it në Kosovë, Nona Zicherman tha se inaugurimi i deposë qendrore të vaksinave shënon finalizimin e një punë dy-vjeçare, e cila nisi me vlerësimin e zinxhirit të ftohtë, të mbështetur nga UNICEF. Krahas 5 dhomave të ftohta dhe 8 frigoriferëve me ngrirje ultra të ftohtë në kuadër të deposë qendrore, si pjesë e procesit të ripërtrirjes së zinxhirit të ftohtë të vaksinave, në fillim të këtij viti UNICEF ka dorëzuar 270 frigoriferë dhe ngrirës vaksinash në 38 komuna.

“Ripërtërirja e sistemit të zinxhirit të ftohtë vjen në një moment shumë të rëndësishme, kur po bëhen përgatitet për futjen në kalendarin e rregullt të vaksinimit të tri vaksinave të reja. Shpresojmë se ngirtja e kapaciteteve për ruajtjen e vaksinave do t’u ndihmojë profesionistëve shëndetësorë në këtë proces, na mënyrë që çdo fëmijë në Kosovë të jetë i mbrojtur nga sëmundjet e parandalueshme përmes vaksinimit”, ka thënë Zicherman. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.