Sipas raportit të hartuar nga Dr Sadije Namani, specialiste-infektologe, në klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sot me 28.04.2020, janë të hospitalizuar gjithsej 62 raste, 50 prej tyre me Covid -19.
Gjendja e pacientëve të sëmurëve me Covid -19, është si vijon:
40 raste janë në gjendje stabile, 9 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Në mjekimin intensiv, ndodhet një pacient i cili eshtë në gjendje kritike, në ventilim mekanik dhe përkujdesje intensive.
Sot, nga klinika lirohen 6 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid-19.