Në klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), sipas raportit të Dr. Sadije Namani, specialiste-infektologe, aktualisht janë të hospitalizuar gjithsej 15 raste me Covid-19, ndërsa sot pritet të lirohen 18 pacientë të shëruar nga ky infeksion. Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Sipas raportit në fjalë, në Klinikën Infektive, QKUK, sot me 06/05/2020, janë të hospitalizuar gjithsej 36 pacientë, prej tyre të sëmurë me Covid -19 janë gjithsej 15 raste.
Nga 15 pacientë të infektuar me Covid 19:
• 9 raste janë në gjendje stabile,
• 4 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
• Në mjekimin intensiv janë duke u trajtuar dy pacientë në gjendje të rëndë dhe përkujdesje intensive. Që të dy pacientët kanë sëmundje kronike të veshkave dhe janë në dializë.
Përndryshe, nga gjithsej 5 pacientë Covid 19 pozitiv dhe të cilët janë në dializë, 3 prej tyre janë në gjendje të përmirësuar.
Sot lirohen nga klinika 18 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid- 19.
Gjithashtu 2 raste të cilët kanë rezultuar negativ në testimet e fundit për Covid -19 vazhdojnë trajtimin në klinikë si dhe në pritje të rezultatit është vetëm një pacientë.