Në Klinikën e Syve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, për herë të parë, me anestezion lokal dhe premidikim është bërë heqja e trupit të huaj në sy.
Kjo ndërhyrje është kryer tek pacienti B.A ((1956), syri i të cilit pas CT-së kontrolluese është në gjendje të mirë. Operacionin e ka kryer ekipa në përbërje të, dr. Ardian Shabani, dr. Adem Miftari dhe anesteziologu Hilmi Havolli, të shoqëruar nga ekipa e instrumentareve të klinikes dhe stafi tjetër mbështetës.
Ndërhyjret e tilla deri më tani janë kryer jashtë institucioneve publike shëndetësore, ku pacientët kanë paguar 5 mijë euro.
Klinikae Syve, pas paisjes me aparaturë të re, në vazhdimësi ka rritur gamën e shërbimeve shëndetësore, me qëllim të uljes së referimeve jashtë institucioneve publike shëndetësore.