Në Klinikën e Gjinekologjisë, gjatë valës së fundit të pandemisë, e cila ishte me sfiduesja për shëndetësinë në Kosovë, 37 nëna të infektuara me COVID-19 lindën 38 fëmijë.
Prej tyre, 16 lindje u kryen në mënyrë normale, ndërsa 21 me operacion.
Gjatë kësaj kohe, gjinekologjia kishte gjithsej 103 paciente, për të cilat u përkujdes një ekip i përbërë nga gjinekologë, neonatologë, infektologë, pulmologë dhe anesteziologë, njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës. /2LONLINE.com/