Në këtë turne të mbajtur në pishinën ‘’Shkodra’’ morën pjesë dhjetë ekipe të meshkujve, si dhe tre ekipe të femrave. Në kategorinë e meshkujve vendi i parë u takoi Faton Mustafës dhe Armend Berishës nga komuna e Suharekës, në të dytin u radhitën Adriatik Kajtazi, Prishtinë dhe Gazmend Husaj nga komuna e Pejës, ndërsa vendi i tretë u takoi Valon Mustafës dhe Meriton Gashit, nga komuna e Suharekës.
Ndërsa tek femrat vendi i parë u takoi Valbonë Jasharit dhe Nazmije Ibrahimit, në vendin e dytë u radhitën, Valerina Ramani dhe Albiona Tairi, kurse të tretë dolën ekipi i përbërë nga Vjosana Hoda dhe Fitore Ahmeti.
Në turnirin ‘’Beach Volley 2010’’, për vendet e para janë shpërnda, kupa, medalje dhe mirënjohje, ndërsa për të dytët dhe të tretët, fituesve u janë dhuruar medalje dhe mirënjohje.
Prezent në këtë turnir ishin edhe Kryetari i Federatës, Xhavit Mustafa, si dhe ish lojtari i parë i komunës së Kamenicës, Sevdai Thaçi. Ndryshe, drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit pran KK-së së Kamenicës Hazir Berisha, ka thënë të jetë i kënaqur me këtë turne pasi aty gjithçka ka shkuar mirë, ndonëse është prit që ky turne të përcillet nga një numër më i madh i shikuesve. /S.Kastrati/