OJQ-Dardanapress, në kuadër të projektit “ Ta Mbrojmë Shëndetin e Rinisë”, financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, departamenti i Rinisë,ka organizuar kampanjën vetëdijësuese kundër pirjes së duhanit në qendrën e qytetit.
Qëllimi projektit është nxitja e të rinjve në parandalimin e përdorimit të duhanit përmes informimit të qytetarëve për pasojat negative të përdorimit te duhanit, si dhe të grumbullohen të dhëna lidhur me zbatimin e ligjit për kontrollin e përdorimit të duhanit në nivel komunal, të cilat do të shërbejnë si dëshmi për avokim në fuqizimin e aktiviteteve për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit kundër duhanit.
Vullnetarët, nxënësit e Shkollës “ Fan Noli” se bashku me stafin e Dardanapress-it, në qendër të qytetit kanë organizuar “ kampanjën e kompensimit të cigares (një cigare e shuar, për një bombonë /fruta sezonale) “ me qëllim për vetëdijesimin e të rinjve kundër pirjes së duhanit, duke shpërndarë fletushka,broshura , material edukativ. /2LONLINE.com/