fotoilustrim
Njoftohen të gjithë shfrytëzuesit e asistencës sociale se nesër më datë 25 Maj 2022 duke filluar nga ora 14:00 deri në orën 17:00 do të bëhet shpërndarja e 550 pakove ushqimore.
Shpërndarja do të bëhet nga zyrtarët e Qendrës për Punë Sociale në bashkëpunim me Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale të komunës së Kamenicës, tek Depo “Luani” në Berivojcë përball Restaurant “Konaku”.
Këto 550 pako ushqimore janë donacion nga Shoqata “Bereqeti” dega në Kamenicë në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Kosovës.
Luten të gjithë shfrytëzuesit e asistencës sociale që ta kenë me vete Letërnjoftimin dhe Kartelën Sociale për marrjen e pakos ushqimore. /2LONLINE/