Organizata “Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës” (IADK), ёshtё duke zbatuar projektin trevjeçar (2020-2022): “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës”, i financuar nga Donatori BfdW nga Gjermania dhe bashkёfinancuar nga komunat: Vushtrri, Skenderaj, Lipjan, Viti dhe Kamenicё.
Projekti do të kontribuoj që fermerёt, gratë, të rinjtë, studentët, grupet e margjinalizuara dhe minoritetet, përmes aktiviteteve përkrahëse me grante, punё praktike dhe aftёsim profesional, të krijojnë kushte për aktivitete bujqësore apo biznesore, të cilat mundësojnë krijimin e të hyrave, punёsimin dhe përmirësimin e gjendjes socio-ekonomike të tyre.
Ftohen të interesuarit nga grupet e lartëcekura që të marrin pjesë në këtë takime më datë 27 janar 2021, nga ora 10:30 në Sallën e Kuvendit Komunal të Kamenicës. /2LONLINE.com/