Autoritetet policore kanë bërë me dije për një rast kontrabandë me mallra- dru, që është regjistruar në statistikat policore se ka ndodhur në Kabash të Vitisë.
“Policia gjatë patrullimit ka takuar të dyshuarin, i cili në kamionin e tij kishte të ngarkuara 8 m3 pa dokumente përkatëse, ku, sipas tij, ato i ka blerë nga një person i Maqedonisë së Veriut”, thuhet në raportin e e Departamentit të Policisë Kufitare.
Me vendim të prokurorit drutë i janë sekuestruar, ndërsa kamioni i është liruar.
Raporti i policisë:
KONTRABANDIM ME MALLRA-DRU
Fsh. Kabash, Viti, 09.11.2021 – 10:00. Policia gjatë patrullimit ka takuar të dyshuarin mashkull kosovar, i cili në kamionin e tij kishte të ngarkuara 8 m3 pa dokumente përkatëse, ku sipas tij ka blerë nga një person i Maqedonisë së Veriut. Me vendim të prokurorit drutë i janë sekuestruar, ndërsa kamioni i është liruar. Rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /2LONLINE.com/