Në qendër të fshatit Kabash të Vitisë kanë filluar sot punimet në ndërtimin e dy parkingjeve në hapësirat publike të këtij fshati. Me këtë projekt pritet të krijohen rreth 200 vend parkime në interes të banorëve të këtij fshati.
Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka qenë i pranishëm në fillimin e këtyre punimeve ku edhe u pritën nga banorët e këtij lokaliteti por edhe nga përfaqësues të komunitetit fetar mysliman dhe të krishterë të cilët mirëpritën fillimin e këtyre punimeve.
Kryetari Haliti ndër tjerash u shpreh se komuna Vitisë është e përkushtuar të realizoj projekte të shumta të cilat janë në interes të qytetarëve vitias sikurse ky projekt që ka nisur sot në Kabash të Vitisë.
Banorët falënderuan kryetarin Haliti për këtë projekt të rëndësishëm infrastrukturor pasi që ajo do të jetë në interes të banorëve të këtij lokaliteti.