Sot, e filluam ditën në Malishevë, ku vëmendjen e përqëndruam te prodhuesit bujqësorë të zonës, të cilët kanë mbetur të braktisur nga pushteti lokal.
Vizituam disa serra dhe pamë nga afër proceset e kultivimit të produkteve bujqësore kryesore dhe vështirësive që fermerët po kanë, sidomos edhe nga situata e shkaktuar nga pandemia dhe mungesa e qasjes në ndihma, përkrahje e subvencione.
Ne e kemi monitoruar zonën dhe kemi parasysh edhe mungesat e trotuareve, rregullimit të shtratit të lumit e ujërat e zeza që derdhen aty. Por të gjitha këto problematika, zgjidhen vetëm me profesionalizëm e trajtim të barabartë për të gjithë.
Ne jemi me Malishevën, e Malisheva është me ne. Andaj, është e rëndësishme të qëndrojmë bashkë, si një trup i vetëm, e ta bëjmë ndryshimin të mundur.
Sekretariati për Media dhe Komunikim – Lëvizja VETËVENDOSJE! – Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/