Në Gjilan ka vazhduar sot aksioni i madh për pastrimin dhe gjelbërimin e qytetit.
Gjatë ditës së sotmme, aksioni ka vazhduar në qendër të qytetit, në Çarshinë e Gjilanit, në parqet Dardania e Arbëria, te palestra e sporteve “Bashkim Selishta-Petriti” dhe përreth hapësirave të institucioneve publike.
Drejtori i Administratës, Bardhyl Syla, që është bartës i këtij procesi, ka falënderuar qytetarët, zyrtarët e ndër-institucionalë, nxënësit e shkollave dhe Policinë e Kosovës që i janë përgjigjur pozitivisht këtij aksioni.
Të martën (22 qershor) është paraparë pastrimi i ambientit te penda e Livoqit, penda e Përlepnicës, Kodra e Dëshmorëve, varrezat e qytetit, Shtëpia e Rinisë, sikurse edhe në fshatrat e komunës.
Ndryshe, me vendim të kreut të Gjilanit, Lutfi Haziri, aksioni i madh i pastrimit dhe gjelbërimit ka nisur më 18 qershor dhe do të vazhdojë deri në fund të këtij muaji. /2LONLINE.com/