/2L ONLINE/ – Njësia për Rini e Komunës së Gjilanit, për nderë të mërgimtarëve, ka organizuar sot një debat me temën: Sfidat e të rinjve në Kosovë dhe në mërgatë, ku morën pjesë një numër i konsiderueshëm i të rinjve nga Gjilani dhe mërgata.
Debatin e ka përshëndetur shefi i Kabinetit të kryetarit Haziri, Arbër Ismajli, i cili ka thënë se Komuna e Gjilanit në mënyrë permanente i ka mbështetur të rinjtë gjilanas, përfshirë nxënësit, studentët e organizatat rinore me anë të bursave e subvencioneve.
Ndërkaq, Genc Mustafa, udhëheqës i Njësisë për Rini, ka thënë se Komuna e Gjilanit ofron programe të ndryshme, përfshirë vullnetarizmin rinor, ngritjen e kapaciteteve të të rinjve etj., derisa ka përmendur faktin se tashmë me objektin e ri modern, është lehtësuar puna për funksionimin e të rinjve në këtë Komunë.
Në debat kanë dhënë kontributet e tyre interesante edhe Diar Ramadani, Alora Hyseni, Valdrin Halimi, Indira Syla, Arlind Ajvazi, Fatlum Agushi etj.
Ndërkohë, në kuadër të Muajit të Mërgimtarëve, sot në ora 17:00 mbahet aktiviteti sportiv gjimnastikë-akrobacione, para platosë së teatrit të qytetit. /2L ONLINE/