/2L ONLINE/ – Autoritetet policore kanë bërë me dije se në Gjilan është sulmuar një punëtor i KEDS-it, derisa po e kryente detyrën e tij. Me këtë rast është arrestuar një i dyshuar pasi që ka sulmuar fizikisht punëtorin e KEDS-it, derisa ky po bënte shkyçjen e rrymës nga rrjeti elektrik. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /2L ONLINE/