/2L ONLINE/ – Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në bashkëpunim me shoqatën humanitare “Jetimët e Ballkanit” me seli në Prizren, kanë shpërndarë sot 30 pako ushqimore për familjet në nevojë.
Drejtori i Shëndetësisë në Gjilan, Nexhat Hajrullahu, ka falënderuar kryetarin e shoqatës, Halil Kastrati për këtë donacion, duke thënë se është shumë i rëndësishëm për familjet me gjendje të rëndë sociale, duke ua lehtësuar sadopak jetesën.
Vlera e një pakoje ushqimore është 120 euro. Gjatë këtij viti, Komuna e Gjilanit ka bërë shpërndarjen edhe të qindra pakove ushqimore për familjet në nevojë, në bashkëpunim me njerëzit e vullnetit të mirë. /2L ONLINE/