Është hapur sot në Gjilan qendra psiko-sociale “Dritë”, e cila do të ofroj shëbrime për trajtimin e fëmijëve të prekur nga sindromet.
Kryetari i Komunës, Lufi Haziri, pasi e ka inauguruar këtë qendër, ka thënë se tash e tutje do të jetë një lehjtësim i madh për Komunën, marrë parasyshë faktin se fëmijët do të trajtohen më mënyrë profesionale, duke ndikuar në integrimin e tyre.
“Hapja e qendrës “Dritë” është lajm shumë i mirë, meqë tash e tutje do të trajtohen fëmijët e prekur nga autizmi në mënyrë profesionale, duke ndikuar në integrim të plotë dhe aftësim për jetë. Misioni ynë si të zgjedhur politik është që t’i mbrojmë fëmijët në fazën e parë dhe t’i përgatisim për jetë sepse ata janë të barabartë. Për mua si kryetar do të jetë shumë lehtësim i madh”, ka thënë me këtë rast kryetari Lutfi Haziri.
Ai ka paralajmëruar se gjatë javës do të ndahen fondet e grumbulluara për shoqatat, të cilat i trajtojnë fëmijët me nevoja të veçanta.
Ndërkaq, drejtoresha e kësaj qendre, Merita Kamberi, ka thënë se “Dritë” ka një staf profesional me psikolog, logoped e pedagog profesional, përderisa ofron shërbime në këshillim, psikoterapi individuale, psikoterapi grupore, terapi të çifteve e stimulim të vazhdueshëm akademik.