/2L ONLINE/ – Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka nisur mbrëmë aktiviteteti i parë që shënon hapjen e Muajit të Mërgimtarëve me moton Ti je pjesë e atdheut.
Ka qenë filmi për fëmijë “Na ishte një herë një vajzë” ai i cili e hapi Muajin e Mërgimtarëve, derisa u shfaq në ambientin e hapur, në amfiteatrin e bukur të parkut e ri në lagjen “Dardania”.
Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se pjesëmarrja kaq masovike e fëmijëve në shfaqjen e këtij filmi e ka bërë krenar, ndërsa ka falënderuar qytetarët tanë që jetojnë në diasporë për kontributin e jashtëzakonshëm që kanë dhënë në zhvillimin e Gjilanit, Anamoravës dhe mbarë Kosovës.
“Komuna e Gjilanit ndihet krenare me mërgimtarët tanë që jetojnë në Europë e Amerikë e kudo në botë. Për këta dy muaj sa qëndroni në Gjilan, ju jeni vlera më e madhe që ne e kemi në Komunën tonë. Falënderim përjetë për punën e madhe që e kanë bërë për zhvillimin e Komunës sonë”, ka thënë Haziri.
Ndërkohë, më pasjanë shfaqur edhe filmat e shkurtër për të rritur shqip “Çlirimi” dhe “Veç Kuq”. /2L ONLINE/