Kjo situatë e rëndë me pandeminë kërkon unitet të brendshme pa shikuar interesat politike për të tejkaluar këtë gjendje të rëndë.
Nga: Izmi ZEKA
Nuk dua të ndalemi se si dhe në çfarë mënyrë po menaxhohet kjo situatë e rëndë nga institucionet shtetërore.
Mirëpo tani institucionet shëndetësor në përgjithësi e në rastin që po shkruaj po ju drejtohem institucioneve komunale ë Gjilanit që në një kohë tepër të shkurtër të hapin qendra mobile në lagjet e mëdha të qytetit në mënyrë që vaksinimi të jetë masiv dhe tu krijojmë kushte qytetarëve pa pritje të gjata të marrin vaksinën.
Vetëm salla e sporteve “Bashkim Selishta” nuk mjafton për të “kapërdirë” fluksin për vaksinim ku do të mundësojnë shpërndarjen e shpejt të virusit.
Prandaj kryetari i komunës dhe institucionet shëndetësore të hapin qendra të përkohshme për vaksinimin masiv.
Çdo ditë e humbur do të kushtojë me jetë njerëzish.
Kjo mund dhe duhet të bëhet sa më shpejtë. /2LONLINE.com/