(2LONLINE) – Nga një planë i realizuar nga drejtoria për hetimin e trafikimit me narkotik në komunën e Gjilanit, është realizuar një planë operativ i koduar me emrin “Vëllezërit”, ku janë arrestuar tre persona dhe janë konfiskuar 18 kilogram marihuanë.
Në fshatin Miresh saktësisht në një pompë të derivateve ka arrestuar në flagrancë fillimisht dy persona të dyshuar, si dhe është konfiskuar një çantë sportive e cila brenda kishte (8) tetë paketime me substance narkotike të dyshuar e llojit Marihuan. Po ashtu gjatë kontrollit në një çantë të kompjuterit është gjetur edhe një paketim me substance narkotike po ashtu e llojit Marihuan. Si vazhdimësi e operacionit policor të suksesshëm hetuesit policor kanë arritur të arrestojnë edhe personin e tretë si të dyshuar të involvuar në këtë rast”, thuhet në njoftimin e Policisë rajonale të Gjilanit.
Sipas policisë, të gjitha dëshmitë janë fotografuar dhe sekuestruar nga Krim Teknika Rajonale e Gjilanit.
Personat e arrestuar janë A. O. Shqiptar viti i lindjes 1966, F. M. Shqiptar viti i lindjes 1989, F. O. Shqiptar viti i lindjes 1969 të gjithë meshkuj.
E në cilësi të provave materiale, policia e Gjilanit ka sekuestruar edhe 1.1 (një pikë një gram) Kokainë, 1 Veturë e Llojit Audi A-4 ngjyrë e zezë metalike, 1 Veturë e Llojit Opel Omega ngjyrë vishnje, 4 telefon celular, 1mini llaptop HP dhe 74 euro.
Policia njofton se të gjitha veprimet policore janë ndërmarr nën mbikëqyrjen e Prokurorit të Shtetit i cili ka qenë në vend të ngjarjes dhe ka mbikëqyre tërë procesin e realizimit të planit policor dhe me vendimin e tij të dyshuarve ju është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve. /2lonline/