Dy persona, një mashkull dhe një femër, janë arrestuar në Gjilan për vepër penale ‘marrje me prostitucion’.
Policia raporton se kjo është arritur pas një hetimi të bërë nga Njësiti i Hetimeve të Trafikimit me Qenie Njerëzore.
Femra e arrestuar, është shqiptare, shtetase e Maqedonisë.
Të dyshuarit janë dërguar në procedurë të shpejtë në gjykatë.