/2L ONLINE/ – Në vargun e gjatë të aktiviteteve të ndryshme mbarë shqiptare në mbështetje të liderit të AAK-së Ramush Haradinaj, një aktivitet interesant dhe pak më ndryshe u mbajte sot në Gjilan para Teatrit të qytetit, aty ku më pas vazhduan edhe aktivitetet e “Flakës së Janarit”, si “Xixat e Flakës” që u mbajtën në sallën e Teatrit.
Me këtë rast, kryetarja e AGK –së, Dega në Gjilan, Arta Haziri – Nuhiu, njëherësh profesoreshë e muzikës dhe udhëheqëse e grupit të fëmijëve”Mollëkuqet’, bashkë me fëmijët e këtij grupi, kanë realizuar një këngë me një tekst të ndjeshëm kushtuar liderit të AAK-së, ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Haziri-Nuhiu tha se përveç muzikës dhe realizimit të bukur me shumë përkushtim të bërë nga ana e saj, edhe fëmijët ishin ata që i japin kuptim kësaj ngjarje sepse e kënduan me plot emocion, të veshur me bluza me mbishkrimin “Ramushi është Kosova”.
Haziri-Nuhiu ka thënë se sot u bë promovimi i këngës ‘Ramushi është Kosova’, me tekst dhe kompozim të saj, , ishte një organizim më i veçantë kësaj her,e në mbështetje të Haradinajt, ndërkohë që të pranishëm përveç qytetarëve të shumtë ishin prezentë edhe përfaqësues nga niveli qendror i AAK-së, në këtë mes edhe kryetarja e Aleancës së Gruas së Kosovës (AGK) Magbule Shkodra me bashkëpunëtore si dhe deputetja Time Kadrijaj. /2L ONLINE/