Në gjashtë shkollat e Komunës së Vitisë, ka filluar sot implementimi i konceptit “Komuniteti i të mësuarit së bashku” që mbështetet nga programi GIZ –Zhvillimi i kapaciteteve në sektorin e arsimit fillor.
Në kuadër të këtij koncepti sot është mbajtur një takim i përbashkët në mes të drejtorëve të shkollave, anëtarëve të Këshillit të Prindërve dhe arsimtar.
Po ashtu pritet të përgatitët edhe një plan i veprimit për komunitetet në bazë të së cilës do të veprohet në themelimin e bashkëpunimit në fushën e menaxhimit dhe ngritjes profesionale.
Përndryshe përfituese nga ky projekt janë shkollat e fshatit Ramjan, Kabash, Sllatinë, Gjylekar, Beguncë, dhe “Dëshmorët e Vitisë”-Viti.
Me këtë rast, Fatbardha Emini, drejtoreshë e Arsimit në Viti i ka përshëndetur të pranishmit dhe shtoi se përmes këtij projekti pritet të ngritët edhe më shumë cilësia e mësimdhënies, por edhe mësimnxnies në këtë komune.
Ajo falënderoi GIZ-in gjerman për këtë projekt dhe shtoj se kjo është vetëm faza e parë dhe se do të vazhdojnë së bashku edhe me shkollat e tjera.