Në shkollat e fshatrave Beguncë, Kabash, Skifteraj, Ramjan e Viti janë duke u zhvilluar garat e diturisë me nxënësit e ciklit të ulët dhe atë në kuadër të projektit “Të mësuarit së bashku në komunitet” që financohet nga GIZ-i gjerman.
Me këtë rast Fatbardha Emini, drejtoreshë e Drejtorisë Komunale të Arsimit vizitoi sot ekipet punuese të cilat janë duke organizuar këto gara.
Ajo ndër tjerash tha se këto gara rrisin konkurrencën mes nxënësve dhe ndikojnë pozitivisht në ngritjen e cilësisë në mësim.